E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Delegacioni ukrainas mbërrin në Stamboll, takimi i parë me rusët

Delegacioni ukrainas mbërriti në Stamboll të hënën në mëngjes për raundin e dytë të negociatave me përfaqësuesit rusë .

“Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Stamboll. Takimi është planifikuar për sot pasdite “, konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhiy Tiki.

Reklamë

Takimi i delegacioneve është planifikuar për në orën 13:00 në Pallatin Ciragan, në qendër të Stambollit.

Dje, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky formoi një delegacion për të marrë pjesë në procesin e negociatave me partnerët e Ukrainës dhe përfaqësuesit e Rusisë për të arritur paqen në territoret ukrainase. Delegacioni i Kievit kryesohet nga Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov .

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë