Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Tragjedi në Spanjë/ 12 persona humbin jetën nga zjarri...

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës...

Tronditet Kurbini, vritet me armë 40-vjeçari

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme të sulmojë...

Rama: Të gjithë europarlamentarët votuan pro Shqipërisë, ndërsa opozita...

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, eksperti: Përfshirja e policit,...

Lamallari: Përmirësim të trajtimit financiar dhe rritje të kushteve...

Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar periodik për...

Gjykatat “përmbyten” nga dosjet, Fatmir Xhafaj përplaset me kryetarin...

Tajfuni Bavi po i afrohet Tajvanit

Delegacioni izraelit në Katar për bisedimet mbi armëpushimin në Gazë

10 Mars 23:20

Ekipi negociator i Izraelit u nis të hënën për në Katar për bisedime që synojnë zgjatjen e armëpushimit në Gazë, pasi autoritetet ndërprenë furnizimin me energji elektrike të territorit palestinez për të rritur presionin ndaj Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Para nisjes së negociatave, Izraeli shkëputi linjën e vetme të energjisë elektrike që furnizon një impiant të ujit të pijshëm në Gazë, një lëvizje që Hamasi e dënoi si “shantazh të ulët dhe të papranueshëm”.

Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit përfundoi më 1 mars pa asnjë marrëveshje për fazat pasuese, që synojnë një fund të qëndrueshëm të luftës që shpërtheu pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Por, mes dy palëve ka dallime mbi kushtet për vazhdimin e marrëveshjes: Hamasi kërkon negociata të menjëhershme për fazën e ardhshme, ndërsa Izraeli preferon të zgjasë fazën e parë.

Hamasi akuzoi Izraelin se po shkel marrëveshjen e armëpushimit, duke thënë në një deklaratë të hënën se Izraeli “refuzon të nisë fazën e dytë, duke zbuluar synimet e tij për të shmangur dhe vonuar procesin”.

Një zyrtar izraelit i njohur me negociatat i tha AFP-së se delegacioni izraelit ishte nisur për në Doha. Raportet e mediave thanë se delegacioni drejtohej nga një zyrtar i lartë i agjencisë së sigurisë së brendshme, Shin Bet.

Izraeli ka ndaluar dërgesat e ndihmave për Gazën në mes të ngërçit dhe njoftoi të dielën se do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike.

“Ne do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të kthyer pengjet dhe për t’u siguruar që Hamasi të mos jetë më në Gazë pas përfundimit të luftës”, tha ministri i Energjisë, Eli Cohen.

Ky veprim rikujton ditët e para të luftës, kur Izraeli shpalli një “bllokadë të plotë” mbi territorin palestinez, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike, i cili filloi të rikthehej vetëm në fund të vitit 2024.

Zëdhënësi i Hamasit, Abdul Latif al-Qanoua, tha se lëvizja e Izraelit do të ndikojë te pengjet që ende mbahen në Gaza.

“Vendimi për të ndërprerë energjinë elektrike është një opsion i dështuar dhe paraqet një kërcënim për të burgosurit e tij, të cilët do të lirohen vetëm përmes negociatave”, tha Qanoua në një deklaratë të hënën.

Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimin për vendimin e fundit të Izraelit.

“Kjo lëvizje do të zvogëlojë ndjeshëm disponueshmërinë e ujit të pijshëm në Rripin e Gazës, duke filluar nga sot”, tha Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Rikthimi i kësaj lidhjeje është jetik për dhjetëra mijëra familje dhe fëmijë”, shtoi ai.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Kathrin Deschauer, tha se ndërprerja e energjisë elektrike ishte “e papranueshme dhe nuk përputhet me detyrimet e Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar”.

Por, aleati kryesor ushtarak i Izraelit, Shtetet e Bashkuara, duket se e mbështeti këtë vendim.

“Izraelitët do të bëjnë atë që besojnë se është në interesin e tyre për të detyruar Hamasin të marrë një vendim”, u tha gazetarëve sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Linja e vetme e energjisë midis Izraelit dhe Gazës furnizon impiantin kryesor të ujit të pijshëm të territorit, dhe tashmë banorët e Gazës mbështeten kryesisht në panele diellore dhe gjeneratorë me karburant për të prodhuar energji elektrike.

Banorët e Gazës i thanë AFP-së se ndërprerja e energjisë elektrike do të përkeqësojë edhe më shumë situatën e tyre.

“Vendimi për të ndërprerë energjinë elektrike është një dëshmi e një lufte shfarosëse”, tha Dina al-Sayigh nga Gaza City.

“Okupimi nuk pushon së vrari civilët palestinezë, qoftë përmes bombardimeve, raketave apo urisë”, shtoi ajo.

Hamasi ka kërkuar vazhdimisht që faza e dytë e armëpushimit – e ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara – të përfshijë një shkëmbim të plotë të pengjeve me të burgosurit, një tërheqje të plotë izraelite nga Gaza, një armëpushim të përhershëm dhe rihapjen e pikave kufitare për t’i dhënë fund bllokadës.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, i tha AFP-së se grupi kërkon që ndërmjetësuesit të sigurojnë që Izraeli “të respektojë marrëveshjen… dhe të vazhdojë me fazën e dytë sipas kushteve të dakorduara”.

Ish-presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kishte përshkruar një fazë të dytë që përfshinte lirimin e pengjeve dhe tërheqjen e të gjitha forcave izraelite nga Gaza.

I dërguari amerikan, Adam Boehler, i cili ka mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me Hamasin, i tha CNN-it të dielën se një marrëveshje mund të arrihet “brenda javësh” për të siguruar lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura.

Nga 251 pengjet e marrë gjatë sulmit të 7 tetorit, 58 ende mbahen në Gaza, duke përfshirë 34 për të cilët ushtria izraelite ka konfirmuar se janë të vdekur.

Boehler i tha CNN-it se një “armëpushim afatgjatë” ishte “shumë afër”.

Ndërkohë, Hamasi akuzoi Izraelin për shkeljen e armëpushimit duke mbajtur trupat e tij në Korridorin e Filadelfisë, një rrip toke në anën palestineze të kufirit Egjipt-Gazë.

Hamasi tha se, sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli duhej të tërhiqte trupat nga korridori deri të dielën. Izraeli e pushtoi këtë zonë vitin e kaluar dhe insiston se kontrollimi i saj është thelbësor për të ndaluar kontrabandën e armëve në Gazë.

Faza fillestare 42-ditore e armëpushimit, e cila filloi më 19 janar, uli intensitetin e luftimeve pas më shumë se 15 muajsh lufte të pamëshirshme, e cila zhvendosi pothuajse të gjithë 2.4 milionë banorët e Gazës.

Por, ditët e fundit, Izraeli ka kryer sulme të përditshme kundër militantëve në Gazë, përfshirë të hënën kur goditi tre persona që pretendonte se po përpiqeshin të vendosnin eksplozivë.

Gjatë fazës së parë të armëpushimit, 25 pengje izraelite të gjalla dhe tetë trupa u shkëmbyen me rreth 1.800 palestinezë që kishin qenë në paraburgim në Izrael.

Sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 shkaktoi vdekjen e 1.218 personave në anën izraelite, shumica civilë, ndërsa fushata hakmarrëse e Izraelit ka vrarë të paktën 48.467 persona në Gaza, gjithashtu shumica civilë, sipas të dhënave nga të dyja palët./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Delegacioni izraelit Katar

Nga e njëjta kategori

Tragjedi në Spanjë/ 12 persona humbin jetën nga zjarri shkatërrues, disa u dogjën në makina

më shumë...

Horoskopi: Sot yjet favorizojnë disa shenja, zbuloni nëse jeni mes tyre

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do shënojë termometri

më shumë...

Dhuna tek të rinjtë, sociologia: Fjalori i vajzave sot lë për të dëshiruar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:21

Sezoni veror në Himarë, Rama publikon pamje...

8:26

Tragjedi në Spanjë/ 12 persona humbin jetën...

8:10

Horoskopi: Sot yjet favorizojnë disa shenja, zbuloni...

8:07

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

11:12

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti...

10:46

Tronditet Kurbini, vritet me armë 40-vjeçari

10:34

Dhuna tek të rinjtë, sociologia: Fjalori i...

10:14

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme...

10:12

Dhuna mes adoleshentëve, sociologia: Në shkollat tona...

9:48

Rama: Të gjithë europarlamentarët votuan pro Shqipërisë,...

9:37

“Krimi i organizuar është bërë model”, Qiraxhi:...

9:26

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, Kazizaj: Mund...

9:24

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i...

9:19

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, eksperti: Përfshirja...

9:07

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

8:40

Lamallari: Përmirësim të trajtimit financiar dhe rritje...

8:38

Qeveria e re dhe Presidenti, Kurti thërret...

8:03

Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar...

7:57

Gjykatat “përmbyten” nga dosjet, Fatmir Xhafaj përplaset...

7:56

Tajfuni Bavi po i afrohet Tajvanit

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Burri vrau gruan në derën e shtëpisë në Shkodër, flet e afër...
  • Detaje nga vrasja në Shkodër, kush është 64 vjeçari që vrau...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Publikimi i videos së dhunës në Fier, Hitaj: Përjashtohet po...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.