E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Delegacioni i BERZH: Ruani stabilitetin politik, vijoni reformat

Dy janë çështjet qe konsiderohen si sfida per Shqipërinë, stabiliteti politik si dhe thellimi i reformave strukturore. Këto pika jane edhe kusht per përmirësimin e klimës ekonomike ne vend. Kete qëndrim kane ndare se bashku, guvernatori Genti Sjeko ne nje takim me drejtore te Bankës Europiane per Rindërtim dhe Zhvillim. Gjate këtij diskutimi theksi është vene edhe tek tre çështjet kryesore te sistemit bankar.

 

Per kreun e bankës, sistemi shfaqet me tregues pozitiv, por sfide mbetet rritja e kreditimit, ulja e kredive te këqija, por edhe nisma me e fundit ajo e deeuroizimit te ekonomisë. Por drejtoret e BERZH thane se banka do te vijoje te jape kontributin e saj ne projekte te rëndësisë se veçante si, stabiliteti financiar, agrobiznesi si dhe energjia.

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë