Disa studiues kanë dalë në përfundimin se virusi Sars-Cov-2 është krijuar nga kinezët. Profesori britanik Angus Dalgleish dhe shkencëtari norvegjez Birger Sorensen kanë deklaruar se koronavirusi nuk ka origjinë natyrore, por është krijuar nga shkencëtarët kinezë, të cilët më pas u përpoqën të mbulonin gjurmët e tyre.

 

Përfundimet e studimit pritet të botohen në një revistë shkencore, ndërsa paraprakisht janë bërë publike copëza të tij nga media britanike “Daily Mail”. Sipas studiuesve, kinezët eksperimentuan me virusin, duke rritur transmentueshmërinë e tij, në mënyrë që më pas të përhapej.

 

Sipas “Daily Mail”, shkencëtarët kinezë më pas u përpoqën me “teknikë të kundërt” për të treguar që virusi vinte nga lakuriqët e natës.

 

Shkencëtarët thonë se kanë dalë në këtë përfundim gjatë përpjekjeve të tyre për të përgatitur një vaksinë të sigurt dhe efektive. Ata pretendojnë se kanë identifikuar “gjurmë gishtërinjsh” që tregojnë se virusi ka origjinë laboratorike.

 

Në studimin me 22 faqe, dy shkencëtarët shprehen se kinezët madje kanë bashkëpunuar edhe me universitete amerikane, për të gjetur mjetet për të krijuar virusin.

 

Sipas tyre, treguesi kryesor për origjinën laboratorike të virusit ishte një seri aminoacidesh, të gjetura në Sars-Cov-2.

 

Duke folur për “DailyMail”, profesori norvegjez i virologjisë Sørensen tha se të gjitha aminoacidet kanë një ngarkesë pozitive, e cila bën që virusi të ngjitet në qelizat njerëzore si një magnet.

 

Por sipas tij, ajo që e bën të dukshme se në virus është ndërhyrë artificialisht është fakti se katër aminoacide rresht ishin me ngarkesë pozitive. Profesori tha se diçka e tillë është e pamundur të ndodhë në mënyrë natyrore.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *