E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Politikë

Dekreti per “Teatrin”, Meta: Nuk paragjykoj punën e kuvendit

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në një aktivitet për dhurimin e gjakut  në Repartin e Zjarrefikësve në Tiranë.

Kreu I shtetit I pyetur nga gazetarët në lidhje me kthimin ne kuvend të dekretit të tij për ligjin e teatrit dhe mundësine që ai të rrezohej, tha se nuk ka aspak qëllim që të paragjykojë vendimet e kuvendit. Ai tha se është e rëndësishme mbi të gjitha që kuvendi të ofrojë bashkëpunim sa më të përgjegjshëm sa I takon angazhimeve të vendit në kuadër të procesit të integrimit.

Ndërkohe sa I takon pyetjes në lidhje me nismen e PD për vettingun e politikaneve u shpreh:

 

“Nuk kam asnjë koment për këto iniciativa, shpresoj në një bashkëpunim dhe lexim të përbashkët të atyre sfidave me të cilat duhet të përballohet politika shqiptare në mënyrë të bashkuar për të garantuar çeljen e negociatave” 

Vazhdo të lexosh

Reklamë