E hënë, 21 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Dekreti i Metës për teatrin, ja kur do shqyrtohet

Dekreti i Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar do të diskutohet këtë të enjte në orën 9:00.

 

Një gjë të tillë e bëri të ditur vetë kryetari i Komisionit Parlametar i Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi gjatë mbledhjes së komisionit. Dekreti për Tetarin do të diskutohet një orë përpara se të nisë seanca pleanre.

 

Reklamë

Më 11 tetor kreu i Shtetit, Ilir Meta ktheu për herë të dytë për rishqyrtim ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, ndonëse ligji pësoi ndryshime pas dekretit të parë të Metës.

 

Në ligj është parashikuar që për zhvillimin e zonës pas Teatrit, kompanitë konkurruese duhet të kenë nënshkruar marrëveshje me pronarët privatë që posedojnë pasuritë në zonën e zhvillimit të projektit.

 

Në dekret Meta shprehet se një parashikim i tillë ligjor cenon drejtpërdrejt konkurrencën e lirë, trajtimin e barabartë dhe nuk garanton që procesi do të jetë objektiv dhe i ndershëm, por një proces selektiv konkurrimi.

Më shumë video

Reklamë