Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 May 2026
Vizion fokus

Rubio: Tarifat në Hormuz do ta bënin të pamundur...

Kontrolle në burgjet e Peqinit, Shkodrës dhe Durrësit, çfarë...

Pas Koresë së Jugut, Rama viziton Japoninë

Nga SPAK te korrupsioni e zgjedhjet, kriteret dhe kritikat...

Ukraina sulmon selinë e agjencisë ruse të inteligjencës

Putin: Përdorimi i armëve bërthamore, masë emergjente për sigurinë...

Dron i paidentifikuar në hapësirën ajrore të Letonisë, NATO...

Drita jeshile nga BE për miratimin e IBAR, Balla:...

Babai e harroi në makinë dhe shkoj në punë,...

Rubio në takimin e NATO-s mes shqetësimeve për tërheqjen...

Deklaratat e Ramës për pagat, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Fymnajë populiste dhe përbaltje kryeministrore për linçimin tonë

3 Shkurt 22:39

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve reagoi për deklaratat e kryeministrit Edi Rama rreth kërkesës së tyre në Gjykatën Kushtetuese për rritjen e pagave.

Gjyqtarët i cilësojnë qëndrimet e shefit të ekzekutivit si “përbaltje publike, mediatike, tërësisht histerike për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjykimit”.

Shoqata e gjyqtarëve, e keqardhur thotë se:

Në respekt të parimeve të shtetit të së drejtës dhe standardeve të përbotshme demokratike dhe qytetare që republika jonë aspiron, ne nuk mund t’i lejojmë vetes që të ushtrojmë presion mbi gjykatën kushtetuese, t’i intimidojmë gjyqtarët, t’i kërcënojmë apo t’u prishim atyre qetësinë e meshës, që duhet të ketë faza e mbrame e procesit, ajo vendimmarrëse. Tashmë ka vetëm një zë legjitim që duhet të dëgjohet dhe se ai zë i takon vetëm artikulimit të vendimit nga gjykatës kushtetuese.

Së pari, projektligji për statusin e magjistratëve, i hartuar nga ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të mandatuar nga Komisoni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, parashikonte në vitin 2016 se statusi financiar i pagës së magjistratëve do të ishte gati një e treta në vlerë absolute më e madhe nga çfarë u vendos nxitimthi dhe pa debat publik për t’u bërë ligj nga Kuvendi në nëntorin e vitit 2026. Shpejtësia e miratimit të ligjeve në Kuvend dhe shmangia e debatit mbi këtë propozim, të gjithëpranuar në vitet e hartimit të paketës ligjore të reformës, bëri që cedimi i parë në këtë drejtim nga standardet e drejtësisë së re të ndodhte me miratimin e ndryshuar nga varianti fillestar i ligjit për statusin e magjistratëve. Ky ishte keqbesimi i parë i treguar në stafetën e atyre që vetëm mësojnë si të vijojnë dhe jo të ndalen.

Së dyti, sikur të mos mjaftonte ky cedim,në ligjin e nëntorit të vitit 2016u parashikua se efektet financiare të pagave të magjistratëve do të nisnin nga data 01.01.2019. Kështu për dy vite dhe dy muaj reforma e re vendosi që magjistratët të paguhen me reformat e vjetra. Ky moment ishte keqbesimi i dytë në rradhë.

Së treti,stafeta iu pasua keqbesimit të tretë, pasinë momentin e fundit në Kuvend u ndryshua dispozita tranzitore e ligjit, duke u parashikuar se magjistratët që nuk kishin kaluar vetingun, në datën e shumë-dhe-mezipritur, 01.01.2019, do të vijonin të merrnin pagën e vjetër, atë të përcaktuar në vitin 2008, duke u zbatuar sakaq ligji i ri vetëm tek magjistratët që kishin kaluar vetingun. Kanë qenë pikërisht dy shoqatat e gjyqtarëve që i janë drejtuar në atë kohë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e këtij cedimi të tretë në sinqeritetin e vullnetit të shtetarëve shqiptarë, pasi një trajtim i tillë ligjor cenonte standardet e përbotshme të drejtësisë dhe barazisë së shtetasve para ligjit. Falë ndërhyrjes shfuqizuese të Gjykatës Kushtetuese në atë kohë kjo padrejtësi e Kuvendit u ndreq dhe se statusi i magjistratit nuk u cenua.

Së katërti, para se të vinte data 01.01.2019, Këshilli i Ministrave me vendim dhe me keqbesim tregoi mungesën e katërt të sinqeritetit dhe vullnetit në këtë element të reformës në sistemin e drejtësisë. Paga e magjistratëve, prej ekspertëve të mandatuar vendas dhe ndërkombëtar dhe të miratuar nga shumica e kualifikuar e Kuvendit, ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që paga referuese të lidhej pazgjidhshmërisht me një kategori të caktuar funksionari të lartë të nëpunësisë civile në Kryeministri, duke patur parasysh mbrojtjen e statusit, pavarësisë dhe dinjitetit të magjistratit në këtë standard ekonomik progresiv, jo vetëm në momentin e miratimit të ligjit, por në çdo ligj që do të miratohej në të ardhmen, sipas vizionit të nenit 138 të Kushtetutës. Mungesa e katërt e sinqeritetit të vullnetit nga njëra anë dhe nga ana tjetër e keqbesimittë rradhës prej Këshillit të Ministrave solli që, nën udhëzimet e Ministrisë së Financave, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe më tej çdo gjykatë dhe prokurori në vend të merrte për bazë një referencë page më të ulët për ndërtimin e statusit financiar të magjistratit, duke qenë se tashmë kategoria e nëpunësisë në Këshillin e Ministrave, që kishte referuar ligji për statusin e magjistratit, ishte suprimuar qëllimisht dhe me keqbesim nga ekzekutivi.

Së pesti, për të ndrequr këtë pakushtetutshmëri, që i shkaktohej ligjit organik nga një akt nënligjor normativ, tashmë të evidentuar dhe të denoncuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2020, Kuvendi legalizoi pakushtetutshmërinë e vendimit të Këshillit të Ministrave, që para datës 01.01.2019 kishte suprimuar pikërisht pozicionin administrativ të nëpunësisë në Kryeministri vetëm e vetëm që të cenohej dhe të mos gëzohej statusi financiar i magjistratëve, duke i zbritur ato fiktivisht një kategori më poshtë në pagën referuese. Kjo ishte mungesa e pestënë rradhë e sinqeritetit dhe e vullnetit për zbatimin e këtij elementi të reformës në sistemin e drejtësisë. Pikërisht ky ligj është kontestuar nga shoqata e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe se në vitin 2022 kjo e fundit e shfuqizoi atë, duke argumentuar ndër të tjera se statusi financiar i magjistratëve nuk mund të reduktohej, se Kuvendi ishte i lirë të kompozonte pagën referuese por se kjo liri, sipas nenit 138 të Kushtetutës, kushtëzohej në çdo rast nga mospërkeqësimi cilësisht dhe materialisht i statusit financiar të tyre.

Së gjashti, si kundërvenie e kësaj qëndrese dhe emancipimi të pushtetit gjyqësor dhe shoqërisë civile të gjyqtarëve, Këshilli i Ministrave vendosi sërisht të ndërhyjë në statusin financiar të magjistratëve, duke e ulur cilësisht dhe materialisht atë por duke e fshehur këtë ulje nën keqbesimin e një formule që siguron vetëm vlerën absolute të pagës referuese por jo standardin e nenit 138 të Kushtetutës dhe standardin jurisprudencial të Gjykatës Kushtetuese. Të keqardhur nga kjo mungesë e gjashtëe sinqeritetit dhe nga ky kebesim i rradhës mbi zbatimin e njëndër elementevemë të rëndësishëm të reformës në sistemin e drejtësisë nga ana e Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit, të indinjuar nga kjo sjellje dhe nëpërkëmbje e tyre mbi paprekshmërinë e dinjitetit të magjistratëve, shoqatat e gjyqtarëve kanë aktivizuar për të tretën herë radhazi juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, tashmë për të vendosur nëse ligji i vitit 2023 pajtohet apo jo me jurisprudencën e saj dhe me nenin 138 të Kushtetutës, i cili në ligjëratë të drejtë urdhëron se:“Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarëve nuk mund të ulen”.

Pikërisht kjo është historia e vazhdueshme dhe recidivizmit të ndërhyrjeve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në statusin magjistratëve dhe në pavarësinë e pushtetit gjyqësor, në mënyrë të papajtueshme me Kushtetutën. Këto ndërhyrje antikushtetuese kanë nisur nga viti 2016, për ta vijuarnë vitin 2019, në vitin 2021 dhe më tej në vitin 2023. Ndërkohë në ligjërimin e djeshëm të kreut të ekzekutivituparalajmëruapublikisht dhe kërcënueshëm se, edhe pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, do të gjendet një zgjidhje e tjetër dhe alternative e stilit të sulmit të rradhës, që i bie të jetë keqbesimi i shtatënë rradhë, megjithëse deri më tani vetëm i premtuar.

Përmes këtij reagimi kërkojmë që të përcjellim publikisht se të gjitha iniciativat civile dhe kushtetuese të shoqatave të gjyqtarëve nuk kanë si qëllim “rritjen e pagës”, një term ky i zgjedhur qëllimisht, i gënjeshtërt dhe spekulant, vetëm e vetëm për t’i kundërvënë procesit gjyqësor kushtetues populizmin, si armë e pafuqisë juridike dhe e fuqisë së përbaltjes. Gjithë këto iniciativa kushtetuese dhe civile të shoqatave të gjyqtarëve nuk janë ndërmarrë ndër vite për të përcjellë në publik debatin e gënjeshtët se cili profesion është më i rëndësishëm dhe se cili duhet të paguhet më shumë. Në këtë histori kundërshtimesh kushtetuese, tashmë prej 10 vitesh, nuk është pushteti gjyqësor që po kërkon t’i imponohet pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Ky është spekulim. E vërteta ështëse janë këto të fundit që kërkojnë të çbëjnë nenin 138 të Kushtetutës dhe bashkë me të edhe qëllimet kushtetuese se pse një normë e tillë është sanksionuar nga viti 1998. Ky është një qëllim keqdashës i fushatës publike të nisur për ta shndërruar procesin gjyqësor kushtetues në gjyq popullor.

Vlerësojmë se sjellja e shoqatave të gjyqtarëve, ndër vite, në këtë drejtim nuk duhet të perceptohen si destabilizuese për vendin,as nga pikëpamja sociale, ligjore dhe as nga pikëpamja financiare. Përkundrazi, përpjekjet për t’i paraqitur ato në këtë mënyrë përbëjnë një tjetër qasje spekulative. E gjithë kjo sipërmarrje civile e shoqatave të gjyqtarëve përballë këtyre iniciativave qeveritare dhe legjislative, haptazi apo fshehtazi antikushtetuese, duhet të vlerësohet se vetëm kontribuon në forcimin e parimeve të shtetit të së drejtës, demokracisë, pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe gjithashtu edhe emancipimit të magjistratëve. Kjo sjellje duhet të reflektojë në publik vetëm ndjenjën e vendosmërisë qytetare për të mos lejuar nëpërkëmbjen nga asnjë pushtet.

Posted Under:
Aktualitet Anash Kronike
Tagged:
rama Shoqata e gjyqtareve Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Rubio: Tarifat në Hormuz do ta bënin të pamundur marrëveshjen me SHBA-në

më shumë...

Studimi: Konsumuesit e mishit kanë më shumë gjasa të jetojnë deri në 100 vjeç

më shumë...

Kontrolle në burgjet e Peqinit, Shkodrës dhe Durrësit, çfarë u gjet dhe u sekuestrua

më shumë...

Pas Koresë së Jugut, Rama viziton Japoninë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:13

Rubio: Tarifat në Hormuz do ta bënin...

6:45

Studimi: Konsumuesit e mishit kanë më shumë...

6:16

Kontrolle në burgjet e Peqinit, Shkodrës dhe...

6:01

Pas Koresë së Jugut, Rama viziton Japoninë

5:32

Nga SPAK te korrupsioni e zgjedhjet, kriteret...

5:17

Lufta ndaj drogërave, ambasada e SHBA: Nisma...

4:59

Ukraina sulmon selinë e agjencisë ruse të...

4:44

Putin: Përdorimi i armëve bërthamore, masë emergjente...

4:33

Dron i paidentifikuar në hapësirën ajrore të...

4:18

Drita jeshile nga BE për miratimin e...

4:06

Zhvillohet testi i klasave të pesta, nxënësit...

4:00

Babai e harroi në makinë dhe shkoj...

3:42

Rubio në takimin e NATO-s mes shqetësimeve...

3:18

Tension mes Trump e Netanyahut, SHBA preferon...

3:05

Merz propozon: Ballkani Perëndimor si vëzhgues në...

3:03

Takohen autoritetet rregullatore, delegacione nga 42 vende...

2:52

PS- PD “vulosin” rregulloren, mazhoranca e opozita...

2:36

Beqaj mbrohet jashtë kafazit, ish-ministri i Shëndetësisë...

2:10

“Shqiptarët mund të mësojnë një gjuhë të...

1:57

Keqtrajtimi i aktivistëve ne Izrael, Tirana dënon...

Më të klikuarat

  • “Ditë vendimtare që ndikojnë gjithë verën për 12 shenj...
  • “Pas vdekjes së Visit…”, babai i Ervis Mar...
  • “Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përl...
  • Aksident tragjik në Librazhd, humb jetën 66-vjeçarja (Emri)
  • VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Shkodër, momenti kur shoferi i m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.