E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Deklaratat e Ramës për Kosovën në “Real Story”, reagon Rusia: Retorikë e papranueshme

Nje deklarate e kryeministrit Rama ne emisionin Real Story ne Vizion Plus eshte shoqeruar me nje reagim te ashper nga ministria e jashtme ruse.

 

Ne nje deklarate per mediat, ministria thekson se deklaratat e kryeministrit shqiptar njeheresh minister I jashtem per bashkim me Kosoven nuk mund te shperfillen nga Rusia.

 

Reklamë

 

Ne e konsiderojmë këtë retorikë plotësisht të papranueshme. Në fakt, është një çështje e shkeljes së integritetit territorial të Serbisë dhe statusit të Rajonit Autonom të Kosovës në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne presim që në Perëndim, duke përfshirë NATO dhe BE, të reagojnë ndaj deklaratave të tilla dhe planeve gjeopolitike.

 

 

Ministria e jashtme ruse thekson se deklarata te kesaj natyre minojnë stabilitetin, përkeqësojnë atmosferën e besimit në rajonin e Ballkanit dhe komplikojnë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Më shumë video

Reklamë