Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus përballë moderatores Pranvera Borakaj, ku foli për aktualitetin politik, duke nisur nga primaret në PD e deri te protesta e opozitës në 12 nëntor.

 

Lidhur me aksionin opozitar, Berisha tha se në 12 nëntor do të ketë një ortek që merr përpara çdo gjë.

 

Për këto deklarata ka reaguar deputeti i PS Erion Braçe, i cili tha përpjekjet e Berishës janë për të destabilizim të Ballkanit.

 

Braçe “kërcënon” kryedemokratin se nëse do cënohen institucionet në 12 nënotr dhe do ketë dhunë, atëherë Berisha do përballet me ligjin.

 

UNE E NISA DITEN ME KAQ SHUME DHUNE!

 

Lajmet e mengjesit mbi deklaratat e dhunshme te Salih Berishes dje ne mbremje!

 

Tre gjera dua te them;

 

Pergatitja e Salih Berishes per dhune gjate kesaj jave ne Tirane, kunder qytetareve e kunder institucioneve, eshte vetem kaq, PERPJEKJE PER DHUNE, por e perputhur germe per germe me perpjekjen e SERBEVE NE KOSOVE, ekstremisteve serbe ne Kosove e Serbi, per te DESTABILIZUAR, KOSOVEN, SERBINE, BALLKANIN;

 

Sali Berisha dhe ATA, jane nje, jane bashke, perhere ne momente te tilla!

 

Kjo perpjekje per dhune, ndodh fare pak dite para, nje takimi historik, me BASHKIMIT EVROPIAN DHE BALLKANIT PERENDIMOR ketu ne TIRANE e ku rolin udheheqes e kemi ne, SHQIPERIA!

 

Pas kaq shume ngjarjes-mes tyre edhe me sukses ne destabilizim, pas kaq kohesh pengmarrje te vendit, jetes se njerezve permes DHUNES, deri VRASJEVE, ka ardhur dita qe SALIH BERISHES TI TREGOHET LIGJI;

 

Ka precedent per te, e ka krijuar ai qe ka ne krah!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *