Deklarata e Yuri Kim/ Rama: U keqpërdor nga ata që duan të kthehen në qeveri

Kryeministri Edi Rama komentoi për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” edhe deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, që pak ditë më parë kërkoi nga qytetarët të mos shesin votën e tyre dhe të votojnë për ndryshim.
Faktorë të opozitës nxituan të deklarojnë se kjo është një mbështetje e Kim për PD, por për Ramën, fjalët e saj u keqpërdorën.
“Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim.”



