E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Deklarata e SHBA për zgjedhjet, Hajdari: E privilegjuar që udhëheq reformën

Kryetarja e grupit të ri parlamentar të opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari, ka përshëndetur deklaratën e ambasadës amerikane në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorin, që vinte theksin te Reforma Zgjedhore.

 

Reklamë

Në reagimin e saj Hajdari është shprehur se Reforma Zgjedhore është një fitore për atë pjesë të opozitës që ruajti vlerat e demokracisë para bashkëatdhetarëve dhe ndërkombëtarëve.

 

“Përshendesim deklaratën e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen absolute të Reformës Zgjedhore. Reforma Zgjedhore është një fitore për atë pjesë të opozitës që ruajti vlerat e demokracisë përpara bashkëatdhetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke treguar vendosmëri për të respektuar shtetin e së drejtës dhe institucionet e tij, si dhe duke mos braktisur elektoratin dhe parimet demokratike.  Ndihem e privilegjuar dhe krenare që do ta udhëheq këtë reformë për tu dhënë demokratëve sistemin më të mirë të përfaqësimit, në mënyrë që të avancojmë drejt rrugës Europiane.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë