Një prej kritikëve të Lulzim Bashës, Arben Imami deklaroi se lideri demokrat po negocion në fshehtësi me kryeministrin Edi Rama.

 

Në një konferencë për mediat, Imami tha se negociatat kanë filluar që prej vitit 2017. Mirëpo, sipas tij, bashkëpunimi mes Ramës dhe Bashës solli dështimin e PD-në në zgjedhjet parlamentarë të 2017 dhe ato të fundit, të 25 prillit.

 

“Përpjekja për negociata ka nisur që në 17 Maj, ka dy dështime të mëdhaja, që janë zgjedhjet e 2017 dhe 2021, vazhdimi i kësaj rruge dihet se ku na çon, në zgjedhjet e 2025 dhe më tej…Kryetari nuk kishte mësuar asgjë nga humbja e 2017-tës, aktualisht Shqipëria është në duart e atyre që vendosin shumëçka.”

 

Disa prej figurave demokratë dolën sot në një konferencë të përbashkët për shtyp dhe kërkuan dorëheqjen e Bashës nga drejtimin e Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *