Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së fortë të aktivistes Evi Kokalari ndaj kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me një dosje të kreut të PD,  në SHBA.

Ajo tha se për 2-3 vite kryedemokratit i është hequr viza për në SHBA, teksa shtoi se dojsa është mbyllur pasi Basha përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar.

Në reagim thuhet se Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme.

Reagimi i PD:

Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëve shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha. Autoritetet përgjegjëse me kërkesë të vetë Partisë Demokratike hetuan për 2 vite lidhur me shpifjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, duke provuar në mënyrë ligjore dhe përfundimtare se ato ishin vetëm shpifje.

Ricikimi i të njëjtave shpifje, bëhet për të njëjtin qëllim, atë të mbajtjes në këmbë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën.

 

Lexo edhe: https://www.vizionplus.tv/deklarata-e-forte-e-kokalarit-basha-e-perjashtoi-berishen-ne-kembim-te-mbylljes-se-dosjes-ne-shba/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *