Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka bërë deklarata të forta nga “Foltorja” e ish kryeministrit Sali Berisha në Durrës.

SIpas saj, Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike pasi është këmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsionit të Lulzim Bashës.

“Zoti Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike pasi është këmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsionit të Lulzim Bashës, një dosje që ekziston në Shqipëri dhe në Amerikë. Kjo është e vetmja arsye pse është përjashtuar Sali Berisha,” tha ajo, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një dosje lobimi në SHBA.

Kokalari tha se nëse Basha tenton të futet në Amerikë, ajo bashkë me shqiptarë të tjerë do e ccojnë dosjen në kongres.

“Nëse Basha guxon të futet në Amerikë ne do e bëjmë problem dhe do e ccojmë në kongres. Lulzim Basha nuk mundi të shpëtojë veten dhe i hapi gropën veten sepse asnjë nga ne nuk ka për ta braktisur ccështjen e zotit Berisha”, u shpreh Kokalari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *