E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 54 minuta më parë
Video · Vendi

Dekani Juridikut: Nesër fillon procesi mësimor, do zhvillohet në ambiente të tjera

Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha ka njoftiuar se ditën e martë do të nisë procesi mësimore në këtë falkultet.

 

Edhe pse ambientet e Drejtësisë vijojnë të jenë të bllokuara nga studentët, Hoxha njoftoi se mësimi do të zhvillohet në ambiente të tjera.

 

Reklamë

Në një prononcim për mediat, dekani Juridikut tha se për këtë shqetësim ka folur me ministren e Arsimit, Besa Shahini dhe se ka marrë miratimin për të zhvendosur mësimin në ambiente të tjera.

 

“Shpresoj nga dita e nesërme të nisë programi mësimor pavarësisht se do të jetë në ambiente të tjera. Komunikuam me drejtuesit e Universitit të Tiranës, rektori nuk na është përgjigjur. Unë e marr dhe nuk kam komunikim me të, vetë kam folur me ministrinë e Arsimit po shikojmë mundësinë që të na vihen në diospozicion ambiente të tjera për të zhvilluar programin mësimor”.

 

Më shumë video

Reklamë