Alfred Cako i ftuar në “Albano Show” ka rrëfyer një histor mbresëlënëse të ndodhur në Shqipëri vitet e shkuara, gjatë kohës së Mustafa Karabushatlliut.
Konspiracionisti i njohur rrëfeu se Mustafa Karabushatlliu ka patur një murg latin, i cili gjatë kohës që ndodhej në vendin tonë hasi me një vajzë që bërtiste nga nëntoka.
Ai tha se të gjithë kujtonin se bërtisnin fantazmat, por e vërteta ishte krejt ndryshe, pasi aty ndohej një vajzë që e kishin varrosur gabimisht.
Pjesë nga biseda:
Alfred Cako: Tregon një murg me origjinë latine në kohën e Karabushatlliut, të cilin ai e rriti dhe e edukoi që kishte një shëndet, ai tregon se kur Mustafabushatlliu po shkonte nga Mirëdita në bregun e liqenit dhe kishin varrosur prindërit gabimisht një vajzë që i kishte rënë të fikët dhe ai dëgjonte natën të qarat. Roja i tij që ishte një shqiptar desh e bëri në brekë nga frika dhe ia mbathi, kurse ky vajti aty te varret dhe e hapi dhe panë që aty gabimisht ishte varrosur një vajzë e vogël.
Albano Bogdo: Kjo tregonte sa të prapambetur kemi qenë në ato vite.
Alfred Cako: Po kjo do të thotë se nuk duhet të kemi frikë dhe paragjykime. Forca më e madhe është forca shëpirtërore.
/Vizionplus.tv/





