E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Degjeneron fjalori në Parlament, Vasili fyen rëndë Ulsi Manjën/ VIDEO

Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili është përplasur me deputetin e PS, Ulsi Manja në seancën e kësaj të enjteje.

 

Një përplasje verbale ku nuk mungoi as gjuha e rëndë as ofendimet.

 

Reklamë

Nga foltorja e Kuvendit, Vaslili u përplas me Manjën duke iu drejtuar këtij të fundit me shprehje të rënda dhe duke e quajtur skizofren e budalla.

 

“Ulu aty mos na çaj tr*pin, mos na çaj b*thën. Ulu aty skizofren, budalla. Ulu aty do na tregosh ti parlamentin. Ulu aty, mos na çaj…do rroj me frikën tënde. Do e mbledhësh këtë. Mbaje standardin”, tha Vasili.

 

Por nga ana tjertër gjatë këtij momenti ka ndërhyr dhe kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi, I cili I bëri apel kreut të grupit parlamentar të LSI që të vazhdonte fjalën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë