Subscribe

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura vijojnë përgatitjet për të mikpritur “Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priri në një takim zv.komandanti i Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard.

Ai e njohu atë me përgatitjet e që vendi ynë ka ndërmarrë deri më tani dhe e siguroi për gatishmërinë e të gjitha strukturave të shtetit shqiptar, me qëllim realizimin me sukses të stërvitjes “Defender Europe 21”, raporton Vizion Plus.

“Ministria e Mbrojtjes, ka gjetur mbështetjen e plotë dhe të pakushtëzuar të të gjitha strukturave të shtetit shqiptar, me qëllim realizimin me sukses të stërvitjes “Defender Europe 21”. Personeli ushtarak shqiptar prej muajsh tashmë është angazhuar në identifikimin, ndjekjen dhe zbatimin në terren të çdo detyrimi që na lind nga kjo stërvitje”, u shpreh Peleshi, teksa e cilëoi zhvillimin e stërvitjes në vendin tone, si një shenjë e qartë e besimit të SHBA ndaj popullit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *