Presidenti Ilir Meta ishte po ashtu i pranishëm në nisjen e stërvitjes ushtarake “Defender 21”  në Portin e Durrësit, nga ku deklaroi se ky është një vlerësim për Shqipërinë.

 

Ai u shpreh se kjo stërvitje do të forcojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

“Këtë stërvitje ushtarake është hera e parë që NATO e zhvillon në Shqipëri dhe në rajon. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s ndihet shumë e vlerësuar se i është besuar kjo përgjegjësi madhore. Vendi ynë, Forcat tona të Armatosura, do ta justifikojnë plotësisht. Kjo ngjarje e madhe historike është një stërvitje ushtarake shumëkombëshe, ku forcat tona të armatosura jo vetëm do të presin trupat e tjerë, por do të jenë aktivë në trajnime. Forcat tona të Armatosursa kanë një mundësi të shkëlqyer për të testuar aftësitë, duke rritur nivelin e përgatitjes. Çdo ushtrim është një test i ndërveprueshmërisë dhe një mundësi për të forcuar besimin dhe partneritetin. Jam besimplotë se pjesëmarrësit e këtij ushtrimi do të mbeten me përshtypjet më mbresëlënëse nga mikpritja e shqiptarëve. Miqësia e fortë mes dy kombeve tona është shumë më e hershme sesa vetë periudha e shtetit shqiptar, për të cilin SHBA është investuar shumë për ta njohur. Jam i sigurt se përmes kësaj stërvitjeje madhore, tregojmë se jemi të gatshëm në çdo kohë të mbrojmë vlerat e lirisë, demokracisë dhe paqes në të gjithë botën.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *