E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Defender 21”/ Basha: Mesazh i qartë për ata që duan kthimin e Ballkanit në teatër lojërash territoriale

Nisjen e stërvitjes ushtarake “Defender 21” në Portin e Durrësit, kryedemokrati Lulzim Basha e shfrytëzoi për të dhënë një mesazh për idetë për ndryshim kufijsh.

 

Nga selia blu, ku dha njkë deklaratë për mediat, Basha tha se kjo stërvitje duhet të jetë një mesazh i qartë për këdo që kërkon të rikthejë tensionet në rajon.

 

“PD, qeverisja demokratike dhe unë si ministër i Jashtëm mundësuam anëtarësimin në NATO. Ju uroj mirëseardhjen të gjitha forcave aleate dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ndonëse në kushte tmerrësisht të vështira prej neglizhencës 8-vjeçare, ta mbajnë lart flamurin shqiptar. Kjo stërvitje do t’u tregojë të gjithë rivalëve potencialë të Aleancës se ajo është e gatshme të përballet me çdo agresiopn dhe se vlerat në të cilat ne bashkohemi, janë të pacenueshme. Le të jetë një mesazh i qartë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baruti apo në një teatër lojërash territoriale. Në bazë të kësaj Aleance qëndron demokracia.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë