E shtunë, 21 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:00 Në vijim ora 04:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Defekt në linjën e transmetimit, ja zonat pa energji elektrike në Tiranë

Defekti në linjën e OST-së ka lënë pa energji elektrike disa zona në Tiranë.

 

Brigadat e avarisë së OSHEE-së janë në terren dhe sapo kanë vendosur në punë nënstacionin.

 

Reklamë

Sipas OSHE fiderat e dëmtuar kanë lënë pa energji zonat si Koder Kamez, Paskuqan, Babrru, Rruga Siri Kodra, Laprake, Rr Mine Peza, Lagj Allias, Bathore, Rr e Dibres, Rr 5 Maji, Rr Niko Avrami, Rr Ferit Xhajko.

 

Ndërkohë, për objekte me rëndësi të veçantë si spitalet, po furnizohen me linja alternative.

 

Gjithashtu OSHE thotë se për konsumatoret familjarë do të jepet furnizim me skema alternative deri ne riparimin e defektit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë