Subscribe

Opozita i kërkon mazhorancës që të rishikojë programin e investimeve prej 1 mld dollar, pasi ai do të akumulojë borxhe qe do të rëndojnë mbi ekonominë. Kjo kërkesë e opozitës vjen pas shqetësimit që FMN ka shprehur për këtë program, të cilin e konsideron me risk.

 

Debatet në Komisionin e Ekonomisë janë fokusuar edhe tek krijimi i detyrimeve të prapambetura, për të cilat, ministri i financave ka deklaruar se nga viti që vjen ky fenomen nuk do të mund të përsëritet.

 

Prej kohësh programi 1 mld dollarë i prezantuar nga qeveria si një nisëm për të kryer investimet që buxheti i shteti nuk i bën dot, është kthyer në debat politik mes opozitës dhe mazhorancës.

 

PD akuzon se ky program do të përdoret në mënyrë klientelsite nga qeveria, duke akumuluar borxhe të fshehura në dëm të ekonomisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *