Qeveria ka nisur një verifikim të të gjitha kontratave koncensionare në fushën e energjisë duke paralajmëruar anullimin e atyre që dëmtojnë mjedisin.

 

Janë dhjetra hidrocentrale të planifikuar ose ndërtuar edhe në zonat e mbrojtura, ndaj ky është një proces do përqendrohet aty ku lejet janë dhënë në kundërshtim me ligjin në parqet kombëtare.

 

Për të diskutuar më shumë rreth kësaj teme në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus këtë të dielë, ka qenë drejtori i Agjensisë Kombëtare të zonave të Mbrojtura Zamir Dedej.

 

 

Në fjalën e tij zoti Dedej është shprehur  se tashmë puna e tyre në lidhje me këto leje nuk është në fazën e verifikimit, por është në një fazë më të avancuar, pra është më e thjeshtë evidentimi i HEC-ve.

 

Ministria e Infrastrukturës dhe mjedisit ka nisur verefikimin e të gjitha koncesioneve të HEC-ve , a ka qenë kjo edhe një kërkese e agjensisë së zonave të mbrojtura ?

 

Agjensia ka avancuar herë pas here kërkesat që vijnë duke parë në zonat delikate, por nëse mjedisi ka përparësi atëherë jemi përkujdesur edhe për dhënien e lejes. Dhënia e lejeve nuk ka filluar vjet apo parvjet, por është një histori e gjatë e kulmon në vitin 2009-2013 ku pati edhe një direktivë politike për të dhënë këtë HEC. U vazhduan edhe më vonë me HEC-et me kapacitet të vogël dhe them se në këtë vrazhdë janë bërë dhe dhënia e disa lejeve të cilat nuk përkojnë me statusin e zonave. Edhe ju e përmendët pak a shumë numrat që ne kemi, dua të theksoj se vetëm në disa raste kemi konflikte të hapura pasi kemi arritur që ti evitojmë, dhe kemi dhënë vendime negative mbi 35 kërkesa që kanë ardhë brenda zonave të mbrojtura, duke bërë një politikë paraprake janë apo jo zona të mbrojtura para se të fillojnë ndërtimin.  HEC-i është një energji e logueshme në një farë mënyrë është dhe positive për mjedisin, në Shqipëri numri është shtuar shumë dhe leja është dhënë në vende që nuk duhej të jepej. Atë që ka thënë ministria është positive dhe duhet të kishte ndodhur shumë vite më përpara, të bëhej një studim strategjik  për të parë se ku elementi ekonomik  i përfitimit të prodhimit të energjisë të mbivendoset mbi elementin e dëmtimit mjedisor, atëherë kjo do të kishte një dëbat të hapur paraprak dhe sot nuk do të ishim në këtë debat.

 

Cilat janë zonat e mbrojtura më të rrezikuara që preken nga projektet në energjitikë apo edhe investime të tjera?

 

Ne kemi sot në pjesën dërrmuese të parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, që është mbi Librazhd, aty ka një nevrimë të mirë hidroenergjitike, dhe ka pasur mbi 20 kërkesa për HEC-e ku disa prej tyre janë funksionale. Pastaj kemi rastin e Valbonës , një rast që është komentuar, ka pasur një protest të gjatë nga shoqëria civile dhe një process gjyqësor, që në bazë të tij pritet për të parë se si do të jenë. Ne si agjensi nuk mund të funksionojmë pa pasur një vendim gjykate dhe pastaj janë dy HEC-e që janë të bllokura për momentin që është HEC-i mbi Nivicë dhe pjesa tjetër është ajo për të cilën u protestua dhe u hoq mbi kanionet e Osumit. Pra këto janë pak a shumë dhe konfliktet që ne kemi me HEC-et dhe që mendoj që do të marrin një zgjidhje.

 

A ka sipas jush kontrata koncensionesh që duhen anulluar, pasi bien ndesh me politikat për mbrojtjen e natyrës?

 

Kjo nuk mund të jetë një pyetje dhe përgjigje aprori, kjo lidhet me atë që lidhet me premtimin e ministres që do të bëhet një skanim për të parë rast pas rasti ato koncesione që bien ndesh me kushtet mjedisore, dhe mendoj se sot nuk jemi në fazës që nuk mund ti verifikojmë se cilët janë ato, por jemi në një fazë më të avancuar që ne mund ti evidentojmë kollaj ato HEC-e.

 

Banorët e Gramshit dhe ata të Zagorisë janë ngritur në protesta kundër projekteve të HEC-it në Holtë dhe kërkimit të naftës. A ka rrezik nga këto projekte ?

 

Ti ndajmë këto dy raste pasi të dy kanë karakteristika të ndryshme. Në rastin e Holtës HEC-i është jashtë kufinjve të zonave të mbrojtura më lejoni që të them një paratezë nocioni bazë I një zone të mbrojtur është një zonë e limituar pra një zonë që ka një kufi të përcaktuar dhe unë si agjensi apo ministria që bën politikat që lidhen me këtë nuk ka mundësi që të japë një mendim përsa i përket raportit të HEC-it kur ai është jashtë. Ndërsa përsa I përket Zagorisë ai është një aktivitet që do të ndërtohet brenda zonës së mbrojtur. Edhe këtu ka një histori që duhet thënë, zona e mbrojtur e shpallur në maj të 2018 ka qenë një vullnet pozitiv i qeverisë për të shpallur edhe në një lloj emergjence këtë zonë sepse aty ishte vendosur që  të bëheshin 4 HEC-e, pra kjo shpallje ka shpëtuar këtë zonë nga këto ndërtime. Ardhja e SHELL për kërkime është jë debat që mendoj se është fryrë më shumë, është pjesë e kërkimit shkencor që bën gjeologjia dhe firmat e kontraktuara nga qeveria për një periudhë të shkurtër. Pra flasim për tre muaj afat kërkimor gjatë periudhës së verës e cila do të ketë impact vetëm në hapjen e rreth 300-350 gropave me thellësi deri në 20 m ku do të plasin 1 deri në 2 kg lëndë plasëse, e cila është zgjidhur që të mos lërë asnjë gjurmë asnjë dëmtim dhe I gjithë procesi do të jetë i survejuar nga rojet dhe nga specialistët tanë. Trasekti që ato do të bëjnë është rreth 500 metra dhe ata kanë mundësi që të evitojnë jo vetëm objektet arkeologjike por edhe natyrore, ne do të jemi në vëzhgim. Kam përshtypje se është bërë shumë zhurmë dhe impakti do të jetë i vogël.

 

Çfarë potenciali turistik ofrojnë këto zona?

Në këto zona kemi si kërkime të kultit, histori, arkeologji por edhe natyrë, pjesa e Zagorisë është e ngjitur me pjesën e Peshtanit që është në pjesën e Permetit, dhe e gjithë pjesa e Zagorisë ka një kanion dhe pjesë malore shumë intensive. Sot ka shumë grupe me guidat turistike, që shoqërojnë të huajt nga zona e Gjirokastës sigurisht dhe në vijon dhe në Peshtan, sigurisht që ka nevojë për pak sipërmarrje private e cila të ofrojë një stukturë të nevojshme dhe kam bindjen që pas 5 vitesh do të flasim për një zonë tjetër tepër atraktive për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *