Drejtuesit e Partisë Socialdemokrate janë kundër vendimit që Hashim Thaçi, t’i prijë procesit të dialogut me Serbinë, ato kërkojnë që Kuvendi i Kosovës ta marrë rolin udhëheqës

 

Sipas nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se Kuvendi është i vetmi institucion që ka legjitimet për një gjë të tillë.

 

Ndërkohë deputeti, Ilir Deda, në tryezën me temën “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse të BE-së”, ka thënë se nuk duhet të ketë marrëveshje me Serbinë nëse nuk është synim anëtarësimin në OKB.

 

Ndër të tjera zv-kryeministri, Enver Hoxhaj, ka thënë se dialogu me Serbinë dhe marrëveshja finale janë kyç për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

 

Ndërkohë Presidenca, ka konfirmuar dhe pritet që këtë javë të zhvillohjë takimin me liderët e subjekteve politike ku synohet të nisë konkretizimi i hapave drejt themelimit të ekipit negociator për dialogun me Serbinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *