E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dëborë në zonat malore dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës e pasdite.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente nga orët e para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri – jug, më pas prekin pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e borës pritet të bëhen prezent nga orët e pasdites ku me intensitet mesatar e hera – herës në formën stuhisë në Alpe, ndërsa në lartësitë mbi 700-800m reshjet borës pritet të jenë me intensitet të ulët e hera herës mesatar.

Reklamë

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 12m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -4 deri 9°C
në zonat e ulëta -4 deri 12 °C
në zonat bregdetare 4 deri 15 °C

Vazhdo të lexosh

Reklamë