E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dëbora zbardh juglindjen e vendit, akset kombëtare dhe rurale janë të kalueshme

Dëbora ka mbuluar mëngjesin e kësaj të marte të gjithë juglindjen e vendit, përfshi edhe qytetet Korçë, Pogradec, Bilisht dhe Ersekë. Trashësia me e madhe e dëborës është në zonat malore ku shkon deri në 15 cm

Firmat kontraktore janë duke punuar për të mbajtur të hapura akset rrugore kryesisht të fshatrave turistike por edhe ato të rrugëve nacionale që lidhin Korçën me krahinën e Kolonjës.

Policia u kërkon drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimërore ndërkohë që në zonat malore këshillohet përdorimi i zinxhirëve.

Ndërkohë edhe në Qarkun e Elbasanit kanë rënë reshje të dendura shiu, breshëri dhe dëborë, veçanërisht në zonat e thella malore të Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit dhe Elbasanit.

Reklamë

Situata ka qenë më e rënduar  në fshatrat e tjerë të qarkut Elbasan që ndodhen mbi 900 metra lartësi mbi nivelin e detit ku trashësia e dëborës ka shkuar deri në 10 cm e shoqëruar edhe me ngrica.

Ndërsa në Shkodër, rruga e Thethit mbetet e pakalueshme për mjetet e vogla për shkak të ngricës./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë