E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Dëbora shton intesitetin në zonat turistike të Dardhës dhe Voskopojës

Reshjet e borës kanë përfshirë të gjitha zonat malore në juglindje të vendit. Reshje me intensitet më të lartë kanë qënë në lartësitë mbi 1000 metra si në Dardhë, Voskopojë, Vithkuq dhe Qafë Qarri.
Trashësia e dëbores në qafën e Mashkullorës në njesinë administrative të Vithkuqit vende vende nga era e fortë kjo trashësi ka shkuar deri në 50 cm.

Ndërsa në Shtyllë trashësia e borës është 10cm.

Nga Shtylla në Panarit rruga është e hapur bëjnë me dije burime zyrtare nga ana e Ndërmarja e shërbimeve të bashkisë në bashkëpunim me TAP.

Të njëjtat burime thanë se kalimi është pa problem edhe në qafën e Qarrit dhe në fshatin turistik të Dardhës.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë