Reshjet e dëborës kanë përfshirë mbrëmjen e të martës edhe qarkun e Korçës.
Sipas gazetarit te Vizion Plus,Tonin Frroku reshjet kanë përfshirë lartësitë mbi 1000 metra.
Firmat e kontraktuara për akset rrugore nacionale janë në gatishmëri për të siguruar qarkullimin normal të mjeteve.
Akset Korçë – Voskopojë, Korçë – Gorricë dhe Korçë – Ersekë qarkullohen pa probleme, ndërsa bora ka shkaktuar probleme në rrugen Boboshticë – Dardhë.
Në këtë aks qarkullimi kryhet me zinxhire që nga Muri i Musait e deri në majë të Bigllës.
Ndërkohë nuk është raportuar ende asnjë problematikë apo emergjencë.