E martë, 17 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dëbora mbulon zonat malore, reshje të dendura në Shkodër, Pukë dhe Fushë-Arrëz

Kjo fundajvë ka sjellë reshje të dendura dëbore në qarkun e Shkodrës.

Nga mbrëmja e të premtes, zonat e thella malore jane mbuluar nga bora.

Në fshatrat Theth, Lepushë, Vermosh, Dukagjin si dhe zonat e thella te Pukës dhe Fushë-Arrëzit trashësia e dëborës ka arritur rreth 1 metër.

Deri më tani nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve pasi rrugët janë të kalueshme. Por policia bën thirrje që shoferët të përdorin gomat dimërore dhe zinxhirët.

Ndëkohë në disa fshatra ka probleme me furnizmin me energji elektrike./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë