E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dëbora bllokon disa fshatra në Berat, probleme edhe me energjinë

Rreshjet e dëborës që kanë rënë me intensitet të lartë gjatë natës së djeshme në zonat malore, kanë shkaktuar edhe problematikat e para në qarkun e Beratit.

 

Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Beratit, reshjet e dëborës janë shoqëruar me bllokime në disa rrugë fshatrash dhe mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të tjerë malorë.

 

Reklamë

Rruga nacionale Berat-Skrapar është e kalueshme, ndërkohë që rruga drejt fshatrave: Potom, Baçkë, Leshnje, Gradec, Çukë dhe Qafë-Dërvi kalohet vetëm me zinxhirë.

 

Burime nga Shtabi i Emergjencave bëjnë me dije se në këto rrugë është duke u hedhur kripë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në këto akse. Të njëjtat burime konfirmojnë se për shkak të dëmtimit të fidrit elektrik të Potomit, prej më shumë se 24-orësh janë pa drita 4 fshatrat Leshnje, Gostenc, Kushovë dhe Faqekuq.

 

Sipas konstatimeve në zonë, rruga më e vështirë për të qarkulluar është rruga Kapinovë-Tomorr, rruga drejt Teqesë së Abas Aliut dhe rruga drejt fshatit Novaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë