E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Debati për emigracionin kalon në Kongresin Amerikan

Beteja amerikane për fëmijët migrues të ndarë nga prindërit është zhvendosur në Kongres, pasi presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pritet t’i japë fund debatit mbi këtë çështje.

 

Kjo është ndoshta kthesa më e madhe politike e Donald Trump gjatë 17 muajve të presidencës së tij.

 

Reklamë

Dhoma e Përfaqësuesve tashmë do të votojë për një buxhet të shtuar për imigracionin që do të financojë ndërtimin e kufirit të propozuar nga Trump dhe do të reduktojë migracionin e paligjshëm.

 

Por demokratët kanë deklaruar qëndrimin e tyre kundër dhe nuk është e sigurt nëse do të miratohet.

 

Firmosja e urdhrit ekzekutiv nga Trump pasoi një protestë ne SHBA dhe në nivel global mbi politikën, që shihet gjerësisht si jo-njerëzore.

 

Ky urdhër tashmë kërkon që familjet të mos ndahen ndërkohë që rastet e tyre shqyrtohen nga autoritetet.

 

Zyrtarët amerikanë të emigracionit thonë se më shumë se 2,300 fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre që nga 5 maji. Fotografitë e dhjetëra të vegjëlve që flinin ne vend rrethimet e përcaktuara për ta, si dhe audio regjistrimet ku dëgjohej zëri i tyre teksa qanin, kanë bërë xhiron e botës, duke shkaktuar kritika të ashpra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë