Subscribe

Enti rregullatorë i energjisë pritet të vendosë që tarifa e subvencionuar prej 7.7 lekë për kw/h për furrat e bukës, të jetë e vlefshme vetëm për ato subjekte që prodhojnë bukë masive dhe jo produkte të tjera brumi.

 

Ky debat është rikthyer sërish në vëmendje, pasi enti rregullatorë dhe bizneset e furrave të bukës po negociojnë për gjetjen e një zgjidhje. Sipas kreut të entit të energjisë, deri më tani janë me qindra bizneset që prodhojnë produkte brumi, përveç bukës dhe përfitojnë tarifë të lirë energjie me pa të drejtë.

 

Për këtë çështje jemi në bisedime me furrat e bukës. Çmimi i energjisë së subvencionuar ka qenë vetëm për prodhim buke, por ndërkohë ne dhe OSHEE jemi venë në pozitë të vështirë, pasi brenda këtyre ambienteve të vogla kryhet edhe prodhimi i pastave dhe produkteve të tjera të brumit. Përveç kësaj kanë vendosur edhe banakë frigoriferike që shitet bulmet, ndërsa një dyqan që është nga ana tjetër e murit e paguan energjinë me tjetër shifër. Edhe në bisedimet që kemi zhvilluar me përfaqësuesit e furrave të bukës, ua kemi bërë të qartë që çmimi i favorizuar është vetëm për prodhimin e bukës”- tha Petrit Ahmeti

 

Prodhuesit e bukës kanë kërkuar që të përdorin dy linja energjie, duke ndarë prodhimin e bukës nga produktet tjera. Por kjo është një situatë që mbetet e vështirë për t’u monitoruar në terren.

 

“Ndërkohë ata kanë kërkuar që mund të ndajmë energjinë elektrike brenda, por është situatë paradoksale, sepse është lejuar që të kenë një çmim për prodhimin e bukës fillimisht pastaj është abuzuar sepse brenda ambientit kane filluar dhe aktivitete te tjera. Ata tentojnë një matës tjetër, por vendosja e një matësi ka një praktikë të caktuar. Nuk mund të tronditet kjo praktikë mbi bazën e një interesi të caktuar. Ne ju kemi thënë që zgjidhje është që energjia e subvencionuar do të jetë vetëm për prodhuesit e bukës” sqaroi Ahmeti.

 

Ky debat ka si zanafillë kërkesën nga Furnizuesi Universal i Energjisë, i cili ka kërkuar që tarifa e energjisë e subvencionuar të zbatohet vetëm për prodhimin e bukës. Për pjesën tjetër të aktivitetit, prodhuesit e brumërave duhet të paguajnë energjinë, pa subvencion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *