E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Debati për aksin Vlorë-Orikum/ Meta: Qeveria ka shkelur Kushtetutën

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me gazetarët këtë të hënë në Vlorë, ku midis të tjerash u fol edhe për aksin Vlorë-Orikum.

 

Kreu i shtetit ju përgjigj akuzave të qeverisë, sipas së cilës, ky projekt po pengohet nga presidenti.

 

“Lidhur me aksin Vlorë-Orikum është teper e qartë dhe flagrante që qeveria dhe institucione të tjera kanë shkelur ligjin dhe Kushtetutën dhe kanë kërkuar që presidenti të nënshkruajë një marrëveshje në kundërshtim me ligjin. Së dyti, ka patur një denoncim nga deputeti Vullnet Sinaj se presidenti pengon lotin e katërt të Selenicës. Presidenti nuk ka bërë asnjë pengim të fondit. Revolta e banorëve të Selenicës është mjaft legjitime. Isha sot në Selenicë për të takuar banorët dhe përfaqësuesit e tyre për të dëgjuar shqetësimin e tyre për anulimin e lotit të katërt të rrugës së lumit të Vlorës”, tha Ilir Meta para gazetarëve.

Më shumë video

Reklamë