Kreu I Federatës, Armand Duka kometoi në studion e “Kampionëve” edhe përplasjen e tij me deputetët e PS, Bashkim Fino dhe Erjon Braçe.

 

Duka tha se debati me kandidatin Bashkim Finon është I kot pasi akzuat e tij për shoqatat fantazëm nuk qëndrojnë.

 

“I kemi thënë disa herë dhe bëhemi bajate. Asambleja është e tillë me të njëjtin numër prej disa vitesh dhe është statuti që i rregullon të drejtat dhe detyrimeve. Të gjitha janë bërë në zbatim të statutit dhe rregullave. Është kapitull i mbyllur. Besoj se tashmë është mbyllur edhe për Bashkimin.”

 

Ndërsa duke u ndalur tek debati me kreun e Komisionit të Ekonomisë, socialistin Erjon Braçe, Duka deklaroi se u tërhoq na gjyqi për faktin se nuk ja vlen që të merresh me shpifje.

 

“Nuk është në natyrën time dhe nuk e përballoj dot. Merrem me punët e mija dhe me federatën, por nuk kam kohë që të merrem me rrjetet sociale dhe vendosa të ndjek rrugën ligjore. Ndofta edhe në një moment emocional kur mërzitesh me akuzat me shpifjet ë nuk i konsideron ashtu. Por i tërhoqaa dhe thashë nuk ja vlen.”

 

Ai tha gjithashtu se në Federatën e Futbollit nuk ka evazion fiskal pasi tatimet kontrollojnë çdo vit bilancet.

 

“Përmendi disa futbollistë dhe ish-futbollistë, deri edhe Mesin dhe Maradonën dhe ç’lidhje ka. Supozojmë që ka evazion dhe nëse Erjoni kërkon të cënojë financat e federatës, mund t’i cënojë sepse i ka në dorë të gjitha, polici etj, etj, dhe le të vijnë ti marrin. Nuk bëhet fjalë për evazion fiskal individual, nuk mund ta paralelizosh me futbollistët. Në federatë nuk ka sepse tatimet kontrollojnë çdo vit bilancet tona. Nuk kuptoj pse duhet ta bëjmë. Edhe sikur ta kishim bërë? Kemi pasuruar arkat e FSHF-së, apo kemi investuar ndonjë fushë më tepër. Nuk besoj se është ndonjë mëkat i madh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *