E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Debati i parë presidencial në Francë

Dy kandidatët kryesorë në zgjedhjet presidenciale franceze, Marine Le Pen dhe Emanuel Macron u përplasën ashpër në debatin e pare televiziv. Liderja e ekstremit të djathtë dhe ai i qendrës, shkëmbyen replika sa i takon çështjes së veshjes islamike, “Burkini”, që u përdor nga disa gra myslimane verën e kaluar në plazhet franceze. Le Pen tha se multikulturalizmi duhet të marrë fund, ndërsa Macron e akuzoi atë se po kthente në armiq myslimanët e Francës. Gjatë debatit, Macron tha se do të ndryshojë politikat tradicionale përçarëse të vendit.

 

Ndërsa Le Pen tha se dëshiron që Franca të mos jetë “një rajon i humbur” i BE-së ose vartëse e Gjermanisë, pa harruar premtimin për të ndaluar të gjithë emigrantët. Macron u tregua i prirur për të kundërshtuar argumentet e Le Pen, duke thënë se burkini është një çështje e lidhur me rendin publik dhe jo një sfidë për vlerat laike të Francës, sikundër sugjeroi liderja e ekstremit të djathtë.

 

Reklamë

Të pranishëm në debat ishin edhe tre kandidatet e tjerë, ai i te djathtëve, Francois Fillon, si dhe të majtët Benoit Hamon dhe Jean Luc Melenchon. Ndërkohë, sondazhet sugjerojnë se Le Pen do të marrë shumicën e votave në raundin e parë, por Macron do ta mundë ate në balotazh.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë