E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Politikë

Debate të forta në Këshillin Politik/ Opozita shpërthen ndaj PS: Jeni të pashpresë! Doni favore!

Mbledhja e Këshillit Politik, e cila po vijon ende mes palëve qysh prej orës 18.00, po shoqërohet me debate të forta mes palëve. Burimet thonë se tonet i kanë ngritur përfaqësuesit e PD-LSI, të cilët akuzojnë mazhorancën se po tenton të bëjë ndryshime të njëanshme për favore.

Reklamë

“Ju jeni të pashpresë. Po injoroni rekomandimet e ODHIR, kanë kërkuar mosabuzim me burimet shtetërore. Ju po përdorni ndryshimin e njëanshëm të ligjit për favore. Në 2013 erdhët në pushtet me krimin, ndërsa në 2016 kanabizuat vendin. Hapja e listave duhet të shqyrtohet nga Këshilli Politik”, mësohet t’i jetë drejtuar opozita Damian Gjiknurit.

Më herët opozita jashtëparlamentare propozoi një amendament për hapjen e listave të kandidatëve 100%. Ajo kërkoi që të bëhet vetëm një ndryshim: “Në nenin 68 të Kushtetutës, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohet.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë