E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Debate për TVSH-në në bujqësi, Braçe akuzon në komisionin e ekonomisë ish-ministrin Arben Ahmetaj

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku do të miratohej nen për nen propozimi i deputetit Erion Braçe për të ndryshuar skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar që aplikohet në bujqësi, u shoqërua me debate të forta dhe tone të larta.

Ministria e Financave nuk ka ende një mendim për këtë nismë, duke u shprehur se po pret një delegacion të Bashkimit Evropian për të asistuar dhe për të bërë një analizë të plotë.

Reklamë

Por kjo, për deputetin Erion Braçe është tallje, ndërsa shpërtheu në akuza edhe për ish-ministrin Arben Ahmetaj.

“Në prill presim misionin  e BE për të shqyrtuar komplet dhe për të bërë një analizë të plotë të situatës që është në Shqipëri për tatimin mbi vlerën e shtuar, por edhe në raport me legjislacionin e BE”, tha Enkeleda Kuçi, drejtore e politikave tatimore, në ministrinë e Financave.

Reklamë

“Është e turpshme që ministri i Financave nuk vjen ktu të përballet me këtë çështje. Kjo është një tallje skandaloze me deputetët dhe me Kuvendin, njëherë gjej ministrin, njëherë zvministrin, njëherë sekretarin. Kjo është tallje. Kur tallen, zëri shkon në qiell. Ky shqtësimi këtu është krijuar nga Ministri i Financave dhe kjo tvsh u shkatërrua me ligj se ministri i Financave i asaj periudhe kishte siklet të madh nga Braçe. Mendonte se Braçe do të bëhej ministër bujqësie dhe po ja shkatërroj sektorin para se të bëhet ministër Bujqësie. Kemi ngelur për 500 mijë euro dhe për kaq u shkatërrua sistemi në bujqësi. Kjo tallje ndodh pse në këtë propozim është emri im se po të ishte emri i ministrit të Financave, do të kishte kaluar në sekondë. Nuk do të kishim kërkuar mendim as të FMN, as të KQZ, as të BE”, tha deputetit Erion Braçe.

Sipas skemës në fuqi, sot kur një grumbullues blen një produkt te fermeri vendas, e merr atë me 0% TVSH dhe e shet me 20% TVSH. Kjo skemë, sipas deputetëve socialistë, penalizon prodhimin vendas sepse grumbulluesit janë më të interesuar për produktet e importit, ku blihet me 20% TVSH dhe shitet po me 20% TVSH./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë