E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debate në mbledhjen e KQZ

Klima në mbledhjen rutinë të kësaj të mërkure në KQZ-së ishte e tensionuar.

 

Vendimmarrja e KQZ-së për të mos ndërprerë mandatin e kryetarit të Bashkisë Mallakastër Agron Kapllajan, shkaktoi debat. Nënkryetari Denar Biba akuzoi se vendimi i marrë për atë mbledhje ishte i falsifikuar.

 

Reklamë

Kjo deklaratë solli përplasjen mes Bibes dhe kreut të KQZ-së Klement Zguri.

 

Anëtarja e komisionit Vera Shtjefni, tha se arsyetimi ligjor i nënkryetarit nuk qëndron.

 

Vendimi për të shpëtuar mandatin e kryebashkiakut të Mallakastrës, është shoqëruar me akuzat e PS-së në adresë të kreut të KQZ-së Zguri, për shkelje të ligjit e për pasojë mazhoranca ka kërkuar shkarkimin nga detyra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë