Debate në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Diskutimet nisën për shkak të gabimeve në rregullore të nënvizuara nga Nasip Naço por edhe nga përfaqësues të tjerë të mazhorancës.

Kryetari i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj ka kritikuar Naçon për gjuhën që ka përdorur. Në vijim të këtij debati është përfshirë edhe Ervin Salianji, i cili iu kërkoi kolegëve të mazhorancës të mos bëjnë gangsterin. Sipas tij, pretendimet e shumicës janë tentativa për “të gjetur alibi minimaliste” për të shtyrë komisionin.

“Ka një shprehje që thotë që koha duket që në mëngjes, vrazhdësia e vrenjtësia e përfaqësuesve të mazhorancës apo përpjekja që në nisje për të gjetur alibi minimaliste për të shtyrë e tentuar nga fillimi për ta cuar në kalendat greke është e pritshme e ditur e tregon edhe para opinionit që është shqetësim për ta. Duhet të ecim e s’duhet të ngelemmi, janë minimaliste e mund të korigjohen edhe këtu, planin e hetimit të vazhdojmë e në mbledhjen tjetër secili anëtar të ketë propozimet e veta. Sugjerimet e ndërhyrjet tuaja janë për të vonuar e zgjatur shumë punën e komisionit….Ka vetëm një element që më bën përshtypje, ne jemi në shumë komisione. Këta kolegët përballë kanë një agresivitet. Flasin në mënyrë të njëkohëshme, se bëjmë ne këtë pavarësisht se kemi  1000 arsye më shumë se ju. Nuk mbulohet manipulimi  as me sherre e shamat. Është proçedurë, ju nuk bëni dot gangsterin këtu, mos e bëni se nuk ka sens kjo, ju duhet të ruani etikën e të mos e shfaqni kaq shumë problematikën që keni.”

Mes debatesh, në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit u vendos që rregullorja të miratohet në mbledhjen e radhës të Komisionit, përcaktuar më 20 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *