Prej orës 10:30 të ditës së sotme është mbledhur Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për t’i hequr imunitetin zv.kryeministres Belinda Balluku.
Deri më tani debati është fokusuar nëse mbledhja duhet të zhvillohet e hapur apo e mbyllur.
Lexo edhe :
Related Posts
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se PD ka kërkuar që mbledhja të bëhet e hapur deri në momentin që do të parashtrojnë provat prokurorët e SPAK.
Megjithatë mazhoranca e kundërshton me argumentin se mbledhjet nuk janë mbajtur ndonjëherë të hapura dhe kjo mund të ndikojë.
Deri më tani prokurorët e SPAK ende nuk kanë nisur të flasin, ndërsa vijon debati mes palëve politike.






