Subscribe

Kërkesa e opozitës per te thirrur ne seance dëgjimore ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë, kryeprokurorin dhe kreun e shërbimit sekret, mbi ekzistencën ose jo të nje pajisjeje përgjimi, shkaktoi debate ne Komisionin e Sigurisë. I bindur se Policia e Shtetit, ka ne dispozicion pajisjen sekrete dhe per ketë është ne dijeni edhe ministri i Brendshëm, demokrati Falmur Noka e quajti ketë nje skandal. Por socialistet kërkuan nga opozita te paraqesë dokumenta ose prova te tjera qe ngrëne dyshime te arsyeshme per pajisjen e përgjimit. Per deputetin e LSI Luan Rama, nëse provohet përgjimi i paligjshëm, atëherë përgjegjësia është e larte. Debati u s’postua mbi renditjen e zyrtarëve në seancë dëgjimore. Socialistët u larguan nga mbledhje, duke ritheksuar se më parë duhet të njiheshin me faktet që disponon opozita dhe më pas të flisnin për seanca dëgjimore. Ndërkohë Luan Rama i LSI kërkoi që më parë të dëgjohej kreu i Shërbimit Informativ, prej të cilit sipas tij mund të merrej një informacion më i detajuar. Por opozita nuk pranoi propozimin, duke e mbetur stoike në qëndrimin e saj për nisjen e dëgjesave me ministrin e Brendshëm. Mbledhja e radhës zhvillohet të martën.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *