Subscribe

Betejën e saj kundër koncesioneve te dhëna nga qeveria, opozita e zhvendosi ne seance plenare. Sulmin ndaj qeverise e ka udhëhequr si zakonisht te enjteve Sali Berisha, i cili ka shmangur akuzat për LSI dhe ka folur për qeverinë Rama-Kokedhima. Por kryeministri Edi Rama i ka kujtuar se ne kohen kur drejtonte vendin Berisha ne 8 vite ka dhënë 173 koncesione ndërsa kabineti i drejtuar prej tij, ka dhëne vetëm 14.

Sali Berisha: Qeveria Rama – Kokëdhima është qeveria e hajdutëve të shtetit, është qeveria që në një vit ka vjedhur më shumë se të gjithë qeveritë e marra së bashku në 25 vite.

Edi Rama: Ndërkohë të mos e diskutojmë asfare, sepse nuk kemi se çfarë të diskutojmë, koncesionin skandaloz për kontrollin e automjeteve. Të gjithë shqiptarët që shkojnë atje të bëjnë kontroll automjetesh, jo që nuk shikojnë ndonjë ndryshim nga koha kur atë e administronte vetë shteti, por, përkundrazi, paguajnë dhe vuajnë më shumë. Kjo është filozofia juaj, kjo është politika juaj. Ju mendoni – jeni edhe kaq të paaftë, sa edhe kur doni të kuptoni, nuk kuptoni dot, – se çdokush që merr përsipër të krijojë një partneritet me privatin ka mbas shprehjes së parimeve, qëllimet tuaja. Harrojeni!

Akuzave te opozitës per koncesionet iu është përgjigjur edhe numri 2 i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, duke i kujtuar Sali Berishës nje prej aferave me te debatuara te qeverisjes se tij.

Gramoz Ruçi: Edhe unë këtu kam folur dikur për të luftuar korrupsionin kur ti ishe kryeministër dhe kam parasysh një akuzë të rëndë që të kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë, për tenderin 250 mln të Rrugës së Kombit. Që fatkeqësisht unë këtu jam në opozicion të plotë dhe me qeverinë time. A e mban mend çfarë mbrojtje ke bërë ti zoti Berisha këtu në parlament për korrupsionin, dy fjali ke thënë. Fjalia e parë ‘Kruajeni ju kruajeni me Bektelin’.

Por jashtë akuzave te ish-kryeministrit Berisha, nuk ka mbetur as personazhi i njohur, biznesmeni amerikan George Sorros, te cilin Berisha e ka akuzuar se fshihet pas raportit te fundit te “Transparency International”, duke iu referuar nje denoncimi qe ka marre nga një qytetar.

Sali Berisha: Dardha e ka bishtin mbrapa dhe ky është Xhorxh Soros. Mësoje këtë. Drejtori i TIA në Berlin është ish-kryetari i bashkisë së Budapestit, lidhje e ngushtë e Sorosit dhe mik i Ramës. Në vizitën në Berlin në gusht të 2014, Rama zhvilloi takim kokë më kokë me këtë person dhe siç duket i la porosi mos i dëmtojë statistikat. Kjo është e vërteta e luftës kundër korrupsionit dhe raportit të TIA për Shqipërinë. Gjithnjë midis Sorosit dhe Edit është cherchez la femme.

Kritikat per koncesionet jane boshti i sulmeve te opozitës kundër qeverise Rama, pasi sipas demokrateve, keto koncesione u jane dhëne klientëve te kryeministrit e qytetaret nuk kane përfituar asnje shërbim te përmirësuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *