E martë, 13 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debat për bojkotin ndaj GJKKO, Fatmir Xhafaj kërkon ndëryrje, kreu i KLGJ dhe ai i ILD: Nuk kemi kompetenca  

Parlamenti kërkoi llogari nga qeveria e gjyqësorit për masat e marra në lidhje me situatën e krijuar në Gjykatën e Posacme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas miratimit të rregullores së re.

Kryetari i Komisionit për Mbikqyrjen Institucionale Fatmir Xhafaj shfrytëzoi një seancë dëgjimore me kryetarin e Këshilli të Lartë Gjyqësor për të tërhequr vëmendjen se Këshilli nuk mund të rrijë indiferent ndaj një situate pasoja e së cilës po i vuajnë qytetarët.  Por kreu i Këshillit deklaroi se nuk është në kompetencën e tij të ndërhyjë

Reklamë

 “Pasojat, duhet të biem dakord janë të jashtëzakonshme, u tha këtu dhe nga kolegët; për eficencën, për procesin e rregullt ligjor dhe të tjera. Cili është roli i këshillit në këtë process? A duhet të ketë një rregullore të standartizuar, ndërkohë që kemi një godinë, me dy gjykata, me dy rregullore të ndryshme, me dy procese të ndryshme? A ka një mbledhje të këshillit? Ju u mblodhët për pagat në muajin gusht me shpejtësi, sepse ishte afati, ok. Gjykuat ju pavarësisht se ndajmë qëndrim të ndryshëm në procesin që ndërtuat. Po psë nuk bëni të njëjtën gjë edhe për këtë gjë?”, tha Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit për Mbikqyrjen Institucionale.

Por kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi deklaroi se kjo nuk është kompetencë e këshillit.

Reklamë

“Qëndrimi i Këshillit është që; ajo është competence e këshillit të gjykates, dhe nëse keni kundërshtime duhet ti adresoheni gjykatës”, tha Ilir Rusi, kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Të njëjtin pozicion mbajti edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, i cili deklaroi në komision se nuk ka kompetencë të ndërhyjë

 “E ndjekim me shumë vëmendje për aq sa na takon. Si institucion do të ishim të gatshëm të ndihmonim për aq sa mund të ndihmonim, por nuk është një gjë që varet vetëm nga dëshira e Inspektorit të ILD-së”, u shpreh Artur Metani, Inspektor i Lartë i Drejtësisë

Por shqetësimi për situatën e krijuar në gjykatën e posacme nuk ishte vetëm i mazhorancës. Edhe deputetët e Partisë së Lirisë, kërkuan reagim nga institucionet.

“Kuvendi duhet të ndërhyjë, KLGJ duhet të ndërhyjë dhe të gjitha institucionet për zgjidhjen e këtij rasti të paprecedent”, tha Erisa Xhixho, deputete e Partisë së Lirisë.

Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme është vendosur në qendër të debatit prej disa javësh, pasi dhoma e avokatisë në shenjë proteste ka vendosur bojkotimin e seancave gjyqësore.  

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.