Mbrëmja e sotme në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, është kthyer në një arenë debati mes gazetarit Denis Minga dhe deputetit demokrat, Luan Baçi.
Ndërsa Baçi po sqaronte situatën e sotme në Kuvend, ku seanca plenare e parashkuar të zgjaste dy ditë, u mbyll vetëm për 25 minuta pas fishkëllimave dhe letrave të hedhura nga opozita, gazetari Minga tha se opozita u tregua e dobët dhe ra pre e provokimit.
Sipas gazetarit Minga është natyrale që një mazhorancë të jetë më arrogante kur merr mandatin e katërt dhe se duhet të jetë opozita më e kujdesshme dhe më e duruar.
Gazetari Minga gjatë debatit e pyeti deputetin Baçi se a ka faj opozita për të gjitha humbjet përballë mazhorancës, përgjigja e demokratit ishte se gjatë të gjitha zgjedhjeve opozita është grabitur nga Edi Rama.
Pjesë nga biseda:
Minga: Po bëja llogaritë me një koleg, ju prej 2009-ës nuk keni fituar më, vetëm Rama. A keni ju ndonjë faj, apo vetëm ju vjedh?
Baçi: Po që atëherë ka që na vjedh. Gjithmonë.
Minga: Çfarë faji ka Rama që humbni.
Baçi: Është komplet faji i Ramës.
Borakaj: Çfarë duhet të bëjë Rama që të rriteni ju?
Baçi: Rama duhet të ndiqet penalisht, apsi ka bërë 4 mijë punësime të reja.
Minga: Zonja ministre (Diella) foli vetëm 60 sekonda, çfarë problemi kishit ju.
Baçi: Kush është ministër?
Minga: Ai monitori mo që foli.





