E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debat në “Quo Vadis” / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Grimci: Me kë e ke ti?

Studioja e “Quo Vadis”, e moderatores Pranvera Borakaj, është kthyer në arenë debati mes të ftuarve këtë të enjte.

Përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës janë përplasur për reformën në drejtësi dhe mënyrën se si funksionon ajo kur bëhet fjalë për politikanë të caktuar.

Reklamë

Anëtari i PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, i cilësoi “perla” akuzat e opozitës ndaj sistemit të drejtësisë, por edhe qëndrimet e saj për politikanë të caktuar.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryetares së PD të Degës 1 në Tiranë, Eda Grimci, e cila tha se, lidhur me qëndrimet e mazhorancës dhe atë që ka krijuar kjo mazhorancë ndër vite, ka raporte të OSBE-së që rrëzojnë propagandën.

Pjesë nga biseda:

Muharremi: Këta të opozitës janë një perlë e vërtetë.

Grimci: Me kë e ke ti?

Muharremi: Këto partitë e reja janë përfshirë në një vorbull dhe hajde të mbushim emisionin.

Grimci: Le të rrimë te Rama.

Muçi: Ka hallin e Shqipërisë.

Muharremi: Ia tregoi Shqipëria më 11 maj zotërisë.

Grimci: Ta tregoi edhe raporti i OSBE-së.

Muharremi: Nëse ka njeri dhe ka qenë vullneti i Edi Ramës për të pasur një drejtësi të pavarur. Reforma territoriale gjyqësore është vettingu i gjyqtarëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë