Subscribe

Ne seancën e fundit duket se tekniku De Biasi ka ndryshuar mendje si ne skemën qe do te shpalosi ne fushe ndaj Italisë, por edhe nuk është bindur akoma per formën e disa lojtareve. Ne stërvitjen e filluar 30 minuta me herët, trajneri italian ka provuar edhe Frederik Veselin ne qendër te mbrojtjesm duke formuar nje skeme 5-3-1 duke sakrifikuar talent Xhaken ne mesfushe, ndërsa vazhdon te jete skeptik ne te majte ne një balotazh mes Liles dhe Llullakut.

 

Ndërkohe ne një tjetër skeme 4-5 -1, nuk lëviz mbrojtja me Hysaj, Agolli nga krahët dhe ne qendër Kukeli, Ajeti. Xhaka nuk preferohet edhe ne këtë skeme, ndërsa fiton terren Migjen Basha, i cili i bashkohet ne mesfushe Abrashit dhe Memushajt. Nga krahët Roshi i padiskutueshëm ne te djathte, ndërsa këtë here provohet me grinten e Andi Liles. Ashtu si futbollisti i Bazelit, numri një i pankines shqiptare duket se është skeptik edhe për formën e Armando Sadikut, duke preferuar ne kete skeme ne sulm Sokol Cikalleshin.

 

Pas përfundimit te axhendes stërvitore, stafi mjekësor konfirmon se nuk ka asnjë futbollist te lënduar. Shqipëria le Tiranën sot ne orën 15:30, për te mbërritur ne Palermo te Sicilise ku nesër ka takimin ne stadiumin “Renzo Barbera”. Po sot, ne orën 18:45 tekniku Xhani De Biasi dhe kapiteni Ansi Agolli, do te dalin ne nje konference për shtyp. Ndërsa ne orën 19:30 është parashikuar edhe stërvitja e fundit, ku do te luhet sfida e vlefshme per eliminatoret e botërorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *