E premte, 18 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 orë më parë
Politikë

David Sassoli: Të mbahet Konferenca Ndërqeveritare për Shqipërinë

Ilustrim · Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së sotme në Bruksel, është pritur edhe nga presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli i cili shpreh mbështetjen për fillimin në kohë të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

 

Sipas Sassolit, Shqipëria i ka përmbushur reformat kryesore në rrugën e pranimit në union.

 

“Takim i shkëlqyer me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Shqipëria po zbaton reformat kryesore në rrugën e integrimit në BE. Prandaj shpreha mbështetjen e PE për fillimin sa më parë të Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër Covid-19”, tha ai në “Twitter”.

 

Kryeministri Rama u takua edhe me shefen e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në një postim në rrjetet sociale, Rama i konsideron takimet, miqësore dhe të frytshme.

 

“Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtëpërdrejta me miqtë tanë në bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për shqipërinë”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh