E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dasmë pa distancë sigurie, gjobiten 2 lokale në Durrës

Dy pronarë lokalesh në Durrës janë ndëshkuar me gjobë, pasi organizuan dasma pa respektuar distancën mes të ftuarve, në kundërshtim me aktin normative. Ata janë gjobitur me 1 milionë lekë.

Sipas njoftimit të policisë, lokali në pronësi të R.H., me vendndodhje në Manzë, kishte organizuar dasmë, duke mos zbatuar një nga masat kundër përhapjes së COVID.

Subjekti tjetër, me menaxher shtetasin F. K., ndodhet në në lagjen nr. 1, Durrës, ku u konstatua se organizonte ceremoni martesore në kundërshtim me aktin normativ.

Vazhdo të lexosh

Reklamë