Dasma e Orindës dhe Turjanit, mëngjesi i fundit si beqarë!

Ata nuk janë aspak një çift i zakonshëm. Të jashtëzakonshëm?! Kjo është pak.
Kur ethet dhe emocionet e dasmës kanë kapur edhe të gjithë ata që janë përkrah tyre në këtë ditë të shënuar, duket se vetëm Turjani dhe Orinda e kanë marrë shtruar. Në Instagramet e tyre kupton që mëngjesi dhe vijimi i ditës është relaks.
Orinda ka filluar të bëhet gati, për tu bërë një nga nuset më të bukura të shoqbiz shqiptar. Ne që e dimë se si do të jetë pamja e saj, na besoni kur ju themi se do të jetë një shtojzovalle. Por sigurisht që pa shampanjë dhe muzikë tironse, dasma nuk quhet, madje që në shtëpi.
Nga ana tjetër Turjani e ka kaluar natën larg Orindës, ashtu siç e do dhe zakoni. Një libër mund të jetë zgjidhja më e mirë për të mposhtur paksa emocionet, që duket se dhe çiftin e kanë mbërthyer.




