Në fund triumfojnë dashuritë e vjetra…Ose të paktën kështu po ndodh ne rastin e Cristiano Ronaldos. Ylli portuges u largua kete te premte nga Juventus pasi kaloi aty tre sezone.

Mirepo ndryshe nga sa ishte aluduar ne media ai nuk do te transferohet tek Manchester City. Skuadra e Guardioles pretendonte ta merrte me parametër zero nga Juventus dhe ofronte vetem 1 vit kontrate per luzitanin.

Kesisoj ky i fundit zgjodhi te rikthehej aty ku u be i famshem, ne “Old Traford”. Manchester United do te ofroje 28 milione euro per kartonin e tij ndersa vete Ronaldo do te perfitoje 25 nln euro ne sezon plus bonuse per dy vite kontrate.

Nga 2003-2009 kur ishte pjese e Manchester United, Ronaldo fitoi 3 kampionate, 1 champions league, 1 FA Cup dhe 2 Carling Cup, suksese qe i dhane mundesi te fitonte edhe Topin e Arte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *